Në Japoni ekziston një traditë shumë e vjetër për përdorimin e orizit, jo vetëm në kuzhinë por edhe për përdorim kozmetik, terapeutik dhe medicinal.
Orizi përmban vitamina B, të cilat stimulojnë riparimin e qelizave dhe reduktojnë plakjen e parakohshme të lëkurës. Për më tepër, uji I orizit ka veti hidratuese dhe antioksiduese, të cilat përmirësojnë aftësinë e lëkurës për të thithur rrezet UV.
Për të mbajtur lëkurën të freskët dhe plot vitalitet, mund të përgatisni një maskë natyrale e cila përdoret nga gratë japoneze për qindra vjet me qëllim përmirësimin e pamjes së fytyrës.
Përbërësit:
3 lugë oriz të bardhë,
1 lugë gjellë qumësht, dhe
1 lugë gjelle mjaltë.
Ziejeni orizin plotësisht. Më pas kullojeni dhe vendoseni mënjanë ujin e gatimit dhe përzieni orizin me qumësht me mjaltë. Përziejeni në mënyrë që të gjithë përbërësit të lidhen mirë me njëri-tjetrin, shkruan revistapsikologji. Pas larjes së fytyrës aplikojeni kremin duke e përhapur mbi gjithë sipërfaqen dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Në fund shpërlajeni fytyrën me ujin që ziet orizin.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.