Dy shtetas serbë, Zeljko Jagodiq dhe Mihajlo Mihajloviq, u arrestuan të mërkurën pas një hetimi disa mujor nga Prokuroria e Prishtinës për tjetërsim prone dhe vepra të tjera penale.
Gjatë ndalimit, ata dhanë informacione shtesë, ndërsa në veturën e tyre u gjetën prova të reja që lidhen me përfshirjen e zyrtarëve shqiptarë nga një institucion publik.
Prokurori Zef Prendrecaj ka kërkuar 30 ditë paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha veprimet penale.
Ndiqni kronikën për më shumë informacion:
https://www.youtube.com/watch?v=uj3sN1fCNHM
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.