Është arrestuar sot një person në Gjilan i cili dyshohet të jetë përfshirë në dhjetëra vepra penale.
Veprat për të cilat ai dyshohet janë disa raste të “Vjedhjeve të shërbimeve”, “Falsifikimit të parasë”, dhe të paktën 16 raste “Mashtrim”.
Mashtrimet për të cilat F.S, dyshohet janë kryesisht të taksive në forma të ndryshme duke iu marrë shuma të ndryshme të parave, njofton policia, raporton Klankosova.tv.
“I njëjti pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, shkruan në kumtesë.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.