Klankosova.tv ka raportuar sot në mëngjes për arrestimin e një personi në Mushtisht të Suharekës, i cili dyshohet se i ka përfituar 100 mijë euro kundërligjshëm.
Ai dyshohet se e kishte mashtruar një person gjatë periudhe trevjeçare.
Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Zëdhënësja Fitore Mehmeti, përmes një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit B.A, është parashtruar kërkesa për paraburgim.
"Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren, hetimet i ka filluar me datë 05.04.2024, ndërsa, dje me datë 01.10.2024 është arrestuar B.A., për të cilin ka pasur urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prizren, nën dyshimin se i njëjti gjatë një periudhe tre - vjeçare ka mashtruar një person, duke përvetësuar mbi 100,000 €. Për të pandehurin B.A, prokuroria brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 par. 4 lidhur me par. 1, si dhe “Kanosja” nga neni 181 par.2, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)", thuhet në përgjigje për Klankosova.tv
https://klankosova.tv/arrestohet-nje-person-ne-prizren-dyshohet-se-perfitoi-rreth-100-mije-euro-permes-mashtrimit/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.