Lajmet e fundit
Kapiteni i kombëtares mendon se Neymar u shqelmua nga gara, megjithëse ishin të tjerët ata që merituan këtë gjë.

Javier Mascherano, kapiten i Argjentinës dënimin me 4 ndeshje moslojë të Neymar në Copa America e sheh si përjashtim të tij nga kjo garë.
Sulmuesi i Barcelonës u dënua me katër ndeshje moslojë pas ndëshkimit me karton të kuq dhe përplasjes që ai pati me gjyqtarin Enqiue Osses në humbjen minimale ndaj Kolumbisë.
Ky dënim do të thotë që Neymar nuk do të mund të paraqitet më në këtë garë dhe për këtë Mascherano mendon se bashkëlojtari i tij u dënua edhe një herë nga gjyqtarët.
“Gjëra si këto ndodhin në futbollin e Amerikës Jugore, për më shumë në Copa America, që bëhet shumë e vështirë pasi ai lojtarët si ai kanë më shumë mbrojtje në Evropë”.
“Neymar u faulua 20 herë, por u ndëshkua me të verdhë se preku topin me dorë. Lojtarët e talentuar si ai nuk po lejohen të luajnë pasi ndërhyrjet janë shumë të ashpra”.
“Duhet t’i mbrojmë këta lojtarë. Ai u faulua 20 herë dhe normalisht që kjo ndikon në psikën e tij. Mos të harrojmë se megjithëse ai është yll bote, ai është ende një djalosh”.
“Brazili ka humbur shumë”.
Neymar pas asaj ndeshje shumë të përfolur u dënua me një ndeshje moslojë, për të pranuar edhe një dënim për tre të tjera më pas, për shkak të fyerjeve ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Ai poashtu u gjobit me 10.000 dollarë.