Lajmet e fundit
Mesfushori e ka pranuar se ai nuk do të donte të ishte në vendin bashkëlojtarit të tij shkaku i kritikave të mëdha që merr në atdhe.

Javier Mascherano e ka pranuar se ai nuk do të mund t’i bënte ballë presionit të të qenit në vendin e Lionel Messit shkaku i kritikave të mëdha që ai merr.
Katër herë fituesi i Topit të Artë është shumë i dashur tek Barcelona, por vazhdimisht ka marrë kritika të mëdha tek Argjentina.
Bashkëlojtari i tij tek Barcelona dhe Argjentina e ka pranuar se ai nuk e lakmon aspak Messin.
“S’do të mund t’i bëja ballë të qenit në këpucë të tij”.
“Duhet të jesh i veçantë për të qëndruar”.
“Është e lehtë të flasësh për të tjerët por e vështirë për veten. Leo s’fshihet asnjëherë pas kritikave”.