Lajmet e fundit
Asi i Barcelonës ka dëshmuar se ka fshehur disa pagesa kur u paraqit në gjyq të enjten.

Javier Mascherano është deklaruar i fajshëm për shmangie të taksave pasi u paraqit para gjykatës të enjten.
Argjentinasi është akuzuar për shmangie të taksimit të të ardhurave në vlerë rreth 1,5 milionë euro.
Mascherano pretendohet të ketë përdorur kompani të cilat i zotëron në Portugali dhe SHBA për të fshehur të ardhurat nga të drejtat e imazhit mes viteve 2011-12.
“I pandehuri ka pranuar faktet dhe përgjegjësinë për evazion fiskal”, ka thënë një zëdhënës i lojtarit.