Lajmet e fundit

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Liverpool-it, Javier Mascherano, do të bëhet trajner i Argjentinës për grupmoshat nën 20 vjeç.
Mascherano pritet ta marrë këtë post në fillim të vitit të ardhshëm, më saktësisht në janar.
37 vjeçari do ta pasojë Fernando Batistën i cili po e lë këtë post në mënyrë që t’i bashkohet stafit të trajnerit Jose Pekerman te Venezuela.
Mascherano nuk ka përvojë të mëhershme prej trajneri, por si futbollist ka arritur mjaft shumë me dy klubet e tij kryesore të përmendura më lart.