Për të ndaluar përhapjen e COVID-19, Arabia Saudite do të pezullojë hyrjen për vizitorët nga 20 vende, përveç rrethanave të veçanta, sipas Agjencisë Shtetërore Saudite të Shtypit (SPA).
Pezullimi do të fillojë të mërkurën në orën 21:00 dhe do të jetë efektiv ndaj pasagjerëve që vijnë nga vendet përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, Afrika e Jugut, Gjermania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, India dhe Pakistani, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Diplomatët, shtetasit Sauditë dhe praktikuesit e shëndetit dhe familjet e tyre do të përjashtohen, njoftoi SPA, duke cituar një zyrtar në Ministrinë e Brendshme.
Pezullimi do të përfshijë gjithashtu njerëz që kanë vizituar 20 vendet e listuara brenda 14 ditëve para hyrjes, shtoi SPA.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.