Lumnije Thaçi, bashkëshortja e ish-presidentit Hashim Thaçi, është parë sot duke bërë homazhe te varri i vëllait të saj, i cili është vrarë në luftë nga forcat serbe në masakrën e Studimes së Vushtrrisë.
Në këtë masakër, ku u vranë 116 civilë, shumë prej viktimave ishin familjarë të afërt të bashkëshortes së ish-presidentit.
Ajo u pa e përlotur teksa u afrua pranë varrit të vëllait të saj.
Së bashku me të u panë edhe familjarë të tjerë të saj.

●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.