Aktorja e njohur, Maryl Streep, ka thënë se aktrimi e ka bërë si grua më të fortë.
Këtë e tha ajo në një intervistë për gazetën “The Sydney Morning Herald”, transmeton Klan Kosova.
“Unë gjithmonë e kam parë që aktrimi më ka dhënë më shumë vetëbesim, kjo pasi unë si një vajzë e re në këtë fushë jam ndjerë sikur që njerëzit nuk më kanë besuar se di të luajë”.
Streep tha se sa më shumë që aktronte aq më mirë ndjehej.
“Aktrimi çdo herë ka qenë një terapi e mirë për mua, sepse sa më shumë role që kisha aq më shumë kuptoja diçka për veten time”, tha Streep.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.