Universi Kinematik Marvel ka vendosur të prezantojë për herë të parë një superhero transgjinor.
Një gjë e tillë do të bëhet shumë shpejt sipas shefit të Marvel Studios Kevin Fiege, i cili tha se aktualisht filmi po xhirohet, gjatë një diskutimi në Akademinë e Filmit në New York.
I pyetur nga një fans, nëse kishte ndonjë plan për më shumë personazhe LGBT në filmat e Marvel, konkretisht personazhet transgjinorë, Kevin tha se "absolutisht që po".
Këtë vit, The Eternals do të prezantojë personazhin e parë homoseksual të filmave Marvel.
Marvel gjithashtu ka thënë se do të prezantojë superheroin e tij të parë të shurdhër në The Eternals dhe superheroin e tij të parë aziatiko-amerikan, në Shang-Chi dhe Legend of the Ten Rings.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.