Lajmet e fundit

Aminah Hart si dhe Scott Andersen, janë çifti më i ri nga Victoria.
Ata së fundi kanë kurorëzuar edhe dashurinë e tyre por historia e tyre e lidhjes romantike është tejet e çuditshme po aq unike, njofton Klan Kosova.
Hart dhe Andersen janë çifti të cilët u njoftuan përmes një çështje tejet të rëndësishme jetësore.
Scott ishte donatori anonim i spermës për Aminan e cila pas humbjes tragjike të dy djmëve të saj, vendosi që të kryej një ndërhyrje përmes fekondimit artificial, njofton Klan Kosova.
Aminah, ishte e përgatitur për të përjetuar ndjenjën e amësisë, por shumë pak dinte që një ditë donatori që përmes tij tashmë ajo gëzon vajzën e saj Leilën, do të përfundonte i martuar me të.
Pasi Aminah lindi edhe fëmijën e saj të parë, arritur nga ndërhyrja e tillë kirurgjike, mjekët thanë që pesha e foshnjës është 3.9 kg dhe është tejet në një gjendje normale. Por nëna e Aminas, e pa të nevojshme të hulumtonte dhe të gjente donatorin për t’i dhuruar vajzës dhe mbesës së saj një jetë të kompletuar duke treguar se sa rëndësi të madhe do të luante babai në një familje, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq padyshim që nëna e saj Helen, ra në kontakt edhe me klinikën ku Scott ishte donator për të sjellë një jetë në këtë botë, e aty këta të fundit kishin postuar një fotografi online, e që çuditërisht nga aty të fillojnë dhe të shkëmbehen kontaktet e para të cilat shpien deri në një martesë të çuditshme në mes të Scott dhe Aminah, njofton Klan Kosova.
Fotografitë në vazhdim sjellin pamje nga kurorëzimi i çiftit si dhe vajzës së tyre të mrekullueshme Leila Hart Andersen: