Lajmet e fundit

Mandy Moore është martuar me frontmenin e rock-grupit Dawes, Taylor Goldsmith, në një ceremoni romantike në L.A, të dielën.
Ylli 34 vjeçar i "This Is Us" dhe 33 vjeçari Goldsmith kanë kurorëzuar dashurinë e tyre para një numri të vogël të familjarëve dhe miqve, në një dasmë shumë intime, në oborrin e shtëpisë së aktores.
Pas ceremonisë, të sapomartuarit dhe miqtë, përfshirë edhe kolegët e Moore, Milo Ventimiglia, Chrissy Metz dhe Sterling K. Brown, ashtu sikur edhe mikja e ngushtë e nuses, Minka Kelly dhe ish-i dashuri i Moore, Wilmer Valderrama kanë vazhduar në Kaliforni për festën.
Moore, e cila ka nisur lidhjen me muzikantin pas ndarjes nga bashkëshorti i parë, Ryan Adams, në vitin 2015, e ka konfirmuar qetësisht fejesën duke u parë me unazë fejese, për herë të parë, në një kafene në L.A, në muajin shtator të vitit 2017.
Pak pasi Goldsmith i kishte propozuar, këngëtarja e “Candy” ka folur për revistën Us Weekly për planet e saj për një dasmë intime.
“Puna ime ma imponon që të vishem, të bëj fotografi, dhe të jem në qendër të vëmendjes – gjë që më bën të mos ndihem rehat. Unë asnjëherë nuk kam ëndërruar që ta përkthej këtë në jetën time private”.
“Prandaj, mendoj që do ta ndjek rrugën e kundërt kur vjen puna të martesa ime”, kishte thënë ajo në muajin tetor të vitit 2017.