Këngëtarja 27-vjeçare, Ariana Grande thuhet se është martuar me Dalton Gomez , 25 vjeç, gjatë fundjavës pranë shtëpisë së saj në Montecito, California.
Këtë e ka bërë të ditur një burim i afërt me fituesen e Grammy. Ai tha se ceremonia ishte e fshehtë dhe kishte shumë pak të ftuar, raporton DailyMail, transmeton KlanKosova.tv.
Është e paqartë nëse ishte një vendim impulsiv, apo ata e kishin planifikuar ditën e madhe.
Çifti u fejua pak para Krishtlindjeve dhe këtë e kishin bërë publike në rrjetet sociale.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.