Lajmet e fundit

Cao Yuehua dhe gruaja e tij Wang Deyi, martesën e parë e patën në vitin 1945. Të dytën, në përvjetorin e 70-të e patën këtë vit. Çifti kinez, u celebrua për së dyti herë, saktësisht në të njëjtin vend ku kishte kryer ceremoninë herën e parë.
Cao, u martua me Wang më 24 nëntor të 1945 dhe ja ku është sot, sërish me të. Javën e kaluar katër fëmijët e tyre ndihmuan të krijonin sërish një festë të gëzueshme duke u kujdesur edhe për fustanin e nusërisë të së ëmës dhe gjithë ç’i duhej atmosferës së një dasme të vërtetë, njofton Living.al.
“Ata kanë kaluar kaq shumë gjëra bashkë, përfshi luftën, sëmundjet, trazirat politike dhe sërish kanë qëndruar pranë njëri tjetrit. Me këtë ceremoni donim të festonim sërish dashurinë e tyre”- ka thënë djali i tyre i madh, 60-vjeçar, Cao Pangpei.