Piloti francez Victor Martins ishte fantastik të dielën në garën Feature në kategorinë Formula 2 që u zhvillua në Britaninë e Madhe.
Piloti i ekipit Art Grand Prix e bëri të pamundurën për të arritur te fitorja e parë në Formula 2 përcjell klankosova.tv.
Kjo pasi ai u dënua me 5 sekonda por pavarësisht kësaj në rrugën drejt fitores ai i krijoi 7 sekonda dallim me pilotin e vendit të dytë.
Prandaj kjo e nxori atë fitues në shtegun Silverstone.
Në pozitën e dytë doli piloti Zane Maloney me ekipin Rodin Carlin.
Kurse treshen e podiumit e kompletoi piloti francez Theo Purchaire që po ashtu është pjesë e ekipit Art Grand Prix.
Por ky i fundit përfitoi shumë në luftën për titull pasi lideri doli jashtë.
Tani në renditjen e përgjithshme Fredrik Vesti i ka 135 vetëm 6 më shumë se ndjekësi Purchaire, kurse Iwasa është i treti me 111 pikë.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.