Lajmet e fundit
Shefi i kombëtares pati thënë se ai nuk do të vazhdonte me kombëtaren nëse do të ishte kritikuar aq sa ylli i Barcelonës.

Gerardi Martino e ka pranuar se është penduar për deklaratat e tij që kapiteni i kombëtares, Lionel Messi, duhet të mos vazhdojë me kombëtaren dhe tash shpreson në ndihmën e tij për dy miqësoret e radhës.
Vlera e Messit në kombëtare u vu në dyshim pas eliminimit nga Kili në Copa America.
“Nuk duhet të thoja që Messi të largohet nga kombëtarja”.
“Ende nuk kam biseduar me të, por shpresoj që të vijë në grumbullim”.
Argjentina takohet me Bolivinë më 4 shtator, para se atij me Meksikon katër ditë më pas.