Lajmet e fundit
Kolumbiani është zyrtarizuar si transferimi i tretë i Atletico Madrid këtë verë.

Atletico ka zyrtarizuar nënshkrimin me sulmuesin kolumbian, Jackson Martinez.
Sulmuesi është transferimi i tretë i ‘Los Rojiblancos’ këtë verë, pas Luciano Vietto dhe Yannick Carrasco.
Atletico dhe Porto arritën marrëveshje kohë më parë që transferimi të kryhej për një vlerë prej 35 milionë eurosh.
Vet Jackson ishte i gjithi për një kalim tek skuadra spanjolle sapo mësoi për interesimin e tyre për të. Ai i bashkohet sulmit të Atleticos pasi ka shënuar afër 100 gola në tre sezona për Porton.
Martinez ishte golshënuesi më i mirë në Ligën Portugeze në të tre sezonat duke shënuar nga 21 gola.