Lajmet e fundit

Trajneri i Everton, Roberto Martinez vazhdon të insistojë që mbrojtësi John Stones nuk do të largohet nga skuadra në afatin e janarit.
Për përfaqësuesin e Anglisë, kanë qenë të interesuara disa skuadra, e sidomos Mohurinho i cili e shihte atë si zëvendësues të Terryt tek Chelsea.
Kështu që raportohet se edhe në janar ata do të provojnë për ta blerë atë.
Por që pas The Blues, edhe Barcelona është e interesuar për ta blerë atë në afatin e janarit.
Por sipas asaj që thotë Martinez, futbollisti nuk do të shitet dhe do të mbetet tek The Toffees, transmeton Klan Kosova.