Lajmet e fundit
Menaxheri i Evertonit thotë se nuk është i shqetësuar për spekulimet që e lidhin lojtarin e tij me një largim nga klubi dhe se mendon ta përfshijë në përballjen ndaj Manchester Cityt.

Roberto Martinez është i bindur se John Stones nuk do të transferohet dhe goxha i sigurtë se do ta përfshijë në ndeshjen ndaj Cityt.
Më herët është raportuar se Chelsea është duke përgatitur një super-ofertë për shërbimet e mbrojtësit, por Martinez insiston se nuk ka dijeni të ketë ndonjë të tillë në horizont, ose të ketë pasur deri tani – si dhe mohon që lojtari ka kërkuar largimin.
“Nuk ka pasur situatë të tillë”.
“Mund t’ju them se s’jam aspak i shqetësuar për këtë gjë”.
“E kam thënë edhe më parë që afati kalimtar duhet mbyllur para fillimit të sezonit”.
“Mendoj se kaq është mjaftueshëm – s’kam çfarë të them tjeëtr”.