Lajmet e fundit

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, pas ndeshjes së Champions League ndaj Benfica, ka folur për mediet lidhur me të ardhmen e tij.
"Agjenti im është duke punuar për kontratën time të re me Inter. Jam shumë i lumtur, jap më të mirën për klubin dhe familja ime e pëlqen jetën këtu. Nuk shoh arsye që të ndërroj klub dhe të shkoj diku tjetër.", tha Martinez.
Kontrata aktuale e 26 vjeçarit me italianët skadon në qershor të vitit 2026, ndërsa ky është sezoni i gjashtë që po e kalon tek Inter që nga transferimi i tij nga Racing Club në vitin 2018.