Lajmet e fundit

Menaxheri i Everton, Roberto Martinez ka thënë se nuk e ka në plan që t’i jap pushim sulmuesit Romelu Lukaku.
Pasi sipas tij lojtarët e moshës së Lukakus nuk iu duhen 12 orë për të pushuar nga ndeshja në ndeshje.
Lukaku ka shënuar golin e 50-të në 100 ndeshje në Premier League, ndërsa e ka rehatuar veten në formacionin titullar të Martinez.
22 vjeçari ka startuar në të gjitha 19 ndeshjet për The Toffies në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar 14 herë.
“Kur je 22 vjeçar ju duhet ta shijosh çdo ndeshje, pra nuk mund të presësh nga ndeshja në ndeshje”.
“Duhet pasur kujdes ndaj lojtarëve të moshës 28,29 apo 30. Duhet matur edhe kohën e përmirësimit të tyre nga lëndimet”.
“Por që futbollistët e moshës 21-22 mund të rikthehen brenda 12 orëve, pasi ata posedojnë energji të madhe”, ka thënë Martinez.
Martinez ka thënë se është i lumtur me performancat e lojtarëve si Romelu, Barkley, Stones, Deulofeu e të tjerë, transmeton Klan Kosova.