Lajmet e fundit

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka thënë se kombëtarja e tij nuk mund të jetë kurrë e përgatitur më mirë për t’u përballur me ndonjë ekip brazilian.
Belgjika përballet me Brazilin sonte në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës, dhe për këtë Martinez ka pohuar se e kanë merituar që të jenë në këtë fazë.
“E kemi fituar të drejtën që të jemi këtu [në çerekfinale]”, ka thënë Martinez.
“Lojërat që i kemi luajtur e kanë përgatitur grupin në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Është hera e tretë që jemi në çerekfinale, andaj është diçka që është fort e re për ne”.
“Nuk mendoj se do të jemi ndonjëherë të përgatitur më mirë për t’u përballur një ekipi brazilian në Kupën e Botës”, vijoi ai.
“Dhe shpërblimi do të kishte për të qenë i madhështor; të arrish në gjysmëfinale që na ka ndodhur vetëm një herë në historinë tonë”.