Lajmet e fundit

Lisandro Martinez do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi.
Mbrojtësi i Manchester United u largua gjatë barazimit të skuadrës së tij në Europa League me Sevillan të enjten, transmeton Klankosova.tv.
Manchester United ka konfirmuar se argjentinasi nuk do të luaj më përgjatë këtij sezoni, pas atij dëmtimi të rëndë që e pësoi, ku madje u detyrua ta lërë fushën para kohës.
Martinez ka bërë 45 paraqitje për United këtë sezon dhe ka qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm në mbrojtje pasi iu bashkua Djajve të Kuq për 48.5 milionë funte nga Ajax në verë.
Në një sezon në të cilin ai fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, 25-vjeçari ka krijuar një partneritet solid me Raphael Varanen për United.