Lajmet e fundit

Sulmuesi Jackson Martinez një verë më parë ishte shumë i kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane, por më pas ai zgjidhi Kinën si destinacionin e tij të ardhshëm.
Por duket se qëndrimi në Guangzhou nuk është duke i pëlqyer. Kështu siç raportojnë mediat portugeze futbollisti po do rikthimin në Evropë.
Porto është skuadra që dëshiron ta rikthejë atë, por duket se nuk është gati të paguajë klauzolën prej 30 milionë euro, transmeton Klan Kosova.