Lajmet e fundit
Edhe pse asgjë nuk është bërë zyrtare, sulmuesi i Portos Jackson Martinez është shumë afër transferimit tek AC Milan.

Administratori i Milanit ,Adriano Galliani ka udhëtuar në Portugali për tu takuar me lojtarin dhe klubin, raportimet e medieve thonë se Rossonerët janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit kolumbian.
Ekipi nga San Siro ende nuk janë marrë vesh me kushtet e Portos, mediat italiane bëjnë të ditur se klubi italian i ka ofruar një kontratë 4 vjecare me një pagë prej 3.5 milionë eurove për stinor.
28 vjeçari kolumbian ka arritur në Porto në vitin 2012, Martinez që atëherë ka pasur 90 paraqitje për gjigantët portugez dhe ka shënuar 67 gola.
Stinorin e fundit bomberi e ka përfunduar si golashënuesi më i mirë me 20 gola.