14.08.2016 · përditësuar para 3640 dite1 min lexim
Anthony Martial e ka lavdëruar ish-menaxherin e Manchester United, Louis van Gaal, për rolin e rëndësishëm që ka luajtur në zhvillimin e tij si futbollist në 12 muajt e kaluar, njofton Klan Kosova.
20 vjeçari iu bashkua Manchesterit në sezonin 2015/16 dhe impresionoi qysh në lojën e parë në Old Traford.
“Kam pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me Van Gaal”, ka thënë Martial për L‘Equipe. “Ai gjithmonë kërkonte perfeksion nga unë. Ka bërë shumë për mua”.
“Gjithmonë më tregonte video edhe kur shënojë dy gola në ndeshje më tregonte cilat gjëra kisha bërë gabim”.
“Nganjëherë ishte e mërzitshme sepse prisja që të më fliste për gjërat që i kam bërë mirë, por e dija se ai e kishte për të mirën time”.
Martial shpreson se të njëjtën lidhje do ta ketë edhe me Jose Mourinhon.
“Mourinho është një trajner i mrekullueshëm. Ka fituar shumë tituj”.
“Ende nuk e njoh mirë personalisht, por e di sa shumë ka fituar në karrierën e tij”
“Mourinho ka punuar me lojtarë të mëdhenj dhe u ka ndihmuar atyre të zhvillohen shumë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.