Lajmet e fundit
Asi francez nuk ka gjetur deri tani gjuhë të përbashkët me drejtuesit e skuadrës nga Old Trafford dhe nënshkrimi i një kontrate të re vazhdon të mbetet larg

Bisedimet për kontratë të re në mes Manchester United dhe Anthony Martial kanë ngecur.
Kontrata e 22-vjeçarit skadon në qershor të vitit tjetër dhe megjithë paraqitjet e mira që ka treguar, e ardhmja e tij tek Djajtë e Kuq është vënë në pyetje.
Tottenham dhe Inter janë duke e monitoruar situatën e Martial nga afër, duke shpresuar në blerjen e tij, nëse nuk ka akord për kontratë të re.