Lajmet e fundit

Mbrojtësi i West Ham Angelo Ogbonna, e ka ngritur shumë lart yllin e ri të Manchester United, Anthony Martial.
Ogbonna që ka luajtur kundër United në Old Trafford në fillim të këtij muaji, ka pasur komente shumë pozitive për sulmuesin Martial
I pyetur se cila është surpriza më e madhe në të cilën hasi në Old Trafford, ai ka thënë se është “Anthony Martial, ai ka një personalitet fantastik”.
“Nuk është e lehtë të vish në Angli në moshën 19 vjeçare, të veshësh fanellën e Manchester United dhe t’ia dalësh për mrekulli”, ka thënë Ogbonna, shkruan goal.com, transmeton Klan Kosova.