13.09.2015 · përditësuar para 3976 dite1 min lexim
Thierry Henry ishte njëri nga të shumtët që ka komentuar debutimin fenomenal, dhe golin e mrekullueshëm, të Anthony Martial për Manchester United.
Francezi i ri Martial shënoi një gol të mahnitshëm në fitoren 3 -1 të United kundër Liverpool-it, shkruan Manchester Evening News, përcjellë Klan Kosova.
Legjenda e Arsenalit, Henry, me të cilin krahasohet shumë i riu Martial, e ka përshëndetur golin e tinejxherit më shtrenjtë në botën e futbollit.
“Ai ishte aq i komponuar. Unë e quaj ‘ngrirje portieri’, dhe më pas e futi lehtësisht topin në gol”.
“Më pëlqeu shumë finishi, ishte i mrekullueshëm. Çfarë mënyrë e mahnitshme për ta prezantuar veten”.
Martial hyri në lojë në minutën e 65 të ndeshjes, duke e zëvendësuar Juan Matan.
Atij iu deshën më pak se 20 minuta për të hapur llogarinë e tij në Manchester
Shoku i tij i skuadrës, Daley Blind, duke komentuar golin e Martial tha: “Jam shumë I lumtur për të. Ai është i ri dhe ky gol do ta ndihmojë shumë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.