Lajmet e fundit
Francezi do të nënshkruajë kontratë të re me Djajtë e Kuq, gjithnjë me besimin se ditët e teknikut portugez tek Djajtë e Kuq janë të numëruara

Anthony Martial pritet të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare me Manchester United, meqë beson se do të qëndrojë më gjatë se Jose Mourinho në skuadër.
22-vjeçarit i është ofruar kontratë e re, megjithë përplasjet publike me Mourinho, që patën nxitur spekulimet se francezi mund të largohet nga Old Trafford.
Por Martial pritet që shpejt ta nënshkruajë kontratën e re, gjithnjë me besimin se ditët e teknikut portugez tek Djajtë e Kuq janë të numëruara.
Pas humbjes së thellë nga Tottenham në fundjavë me rezultat 3:0, mediat britanike shkruajnë për një largim të Mourinho, ndërsa zëvendësues përflitet të jetë Zinedine Zidane.