Filmi "Martesa" me regji të Blerta Zeqirit u prit mjaft mirë në festivalin prestigjioz të filmave “Tallin Black Nights” në Estoni, ku e pati premierën botërore.
Krejt filmi i Zeqirit trajton dashurinë e parealizuar mes dy individëve të gjinisë së njëjtë, shkaku i mospranimit nga shoqëria. Një homoseksual detyrohet të martohet me një grua, pasi këto janë pritshmëritë e rrethit në të cilin jeton.
E tani, realizatorët presin që të hapet debate rreth kësaj teme në Kosovë.
Kosovarët do të mund ta shohin filmin "Martesa" prej 1 shkurtit në Cineplexx.
Kronikë nga Mejreme Gashi
https://www.youtube.com/watch?v=q_5L6Bst_VA&feature=youtu.be
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.