Lajmet e fundit

Çifti janë martuar në Springfield, të rrethuar me disa miq dhe një ofiqar.
Mirëpo, vetëm disa ore pas dasmës, fotografia e tyre u publikua në njërën prej faqeve të ushtrisë amerikane në Facebook, dhe deri më tani fotografia është bërë shumë e famshme duke marrë mbi 800 shpërndarje.
Arsyeja që qëndron para fotografisë që po bëhet e famshme në internet, është se çifti i sapo martuar, janë homoseksualët e parë, të deklaruar publikisht e të martuar që janë pjesë e ushtrisë amerikane.
Deri gjatë vitit të kaluar, shtetasit amerikanë e aq më pak ushtarët amerikanë, s’mund të martoheshin me një person të seksit të njëjtë. Mirëpo në qershor të vitit 2016, pas një vendimit të Gjykatës Supreme për t’i legalizuar martesat në mes homoseksualëve, një gjë e tillë u bë e mundur.