Lajmet e fundit

Familjet e pengjeve në Gaza kanë nisur ditën e dytë të marshimit të tyre në distanca të gjata nga Re'im i Izraelit jugor në Jerusalem, duke përsëritur thirrjet e tyre për lirimin e të kapurve gjatë sulmit të 7 tetorit.
"Familjet e pengjeve tani po nisen nga Kibbutz Gat dhe do të vazhdojnë të marshojnë deri në pikën përfundimtare të shtunën në Jerusalem”, tha selia e Forumit të Familjeve të Pengjeve, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Familjeve do t'u bashkohen ish-pengjet, të mbijetuarit e sulmit të Hamasit dhe publiku.
Raportohet se janë 130 pengje ende në Gaza, nga të cilët 99 besohet se janë gjallë.