Opinionistja Aida Dërguti, e ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë, festën e Pavarësisë dhe protestën ndaj procesit gjyqësor për katërshen e UÇK-së.
Ajo theksoi se, sot, qytetarët demonstruan vullnetin e tyre duke dërguar një mesazh të qartë për gjykatën: të mos thirret më në emër të popullit.
Dërguti shpjegoi se në vitet e para të procesit, kur liderët e shoqatës ishin në burg, kishte një hezitim për të reaguar, duke menduar se reagimet publike mund të kishin një ndikim negativ në zhvillimin e proceseve gjyqësore.
“Në vitet e para, kur edhe krerët e Shoqatës ishin në burg, ka pas hezitim duke menduar që me ragimet e shumta, mund të ndikojnë negativisht në procesin, gjë që doli të jetë e pasaktë. Sepse sa më pak rezistencë, trysnia në gjykatë ka qenë më e madhe”.
“Kemi rastin të cilin është dënuar, Cali, pa prova dhe është vendosur një precedent, që secilin qytetar e bën të mendoj, se kjo gjykatë mund ta dënojë dikë edhe në mungesë të provave”, tha Dërguti.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://www.youtube.com/watch?v=04czXNkX8XY
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.