Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha u takua sot me nënkryetarin për komunitete në Komunën e Prizrenit, Furkan Bütüç, si dhe me përfaqësues të të gjitha komuniteteve në këtë komunë.
Nga kjo platformë thanë se përfaqësuesit e komuniteteve turk, boshnjak, romë ashkali dhe egjiptian, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Marshin ‘Drejtësi, jo politikë’.
“Përfaqësuesit e komunitetit turk, boshnjak, romë ashkali dhe egjiptian njëzëri kanë shprehur mbështetje për Marshin ‘Drejtësi, jo politikë’, që organizohet nga platforma ‘Liria ka Emër’ dhe do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare”.
“Përfaqësuesja e platformës ‘Liria ka Emër’, Eliza Hoxha shprehu mirënjohje për përkrahjen e parezervë nga këto komunitete, duke theksuar se ky Marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.