Lajmet e fundit

Marseille bën dy goditje të mëdha në harkun e 24 orëve.
Pas zyrtarizimit të mbrojtësi Evra nga Juventusi, skuadra franceze ka arritur marrëveshje edhe me Dimitri Payet.
Francezi dëshiron me çdo kusht largimin nga W est Hami dhe të rikthehet në shtëpi për çështje familje. Marseja deri tani ka bërë disa oferta për shërbimet e 29-vjeçarit, me ofertën e fundit që është 25 milion paund, plus 3 të tjerë bonuse që është refuzuar nga klubi anglez, shkruan Albeu.
Raportohet se West Hami kërkon 35 milion paund për të lënë të lirë francezin. Ndërsa Marseille shpreson që së paku ta transferojë atë në formë huazimi në merkaton e verës.