Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ka arritur që pas disa vitesh pjesëmarrjeje në festivalin “Kënga Magjike”, më në fund të jetë fituese e këtij kompeticioni.
Çibukaj është renditur në pozitën e parë në edicionin e 23-të të “Këngës Magjike”, duke triumfuar me këngën “I paftuar” që mblodhi jo më pak se 449 pikë nga votimi i kolegëve të saj, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=y-e2Jwae30w
“I paftuar” është e kompozuar nga Alban Ramosaj, i cili është përkujdesur edhe për tekstin e kësaj kënge,teksa pjesa e orkestrimit i është besuar Darko Dimitrovit.
Në pozitën e dytë është pozicionuar artistja Michael Paluca me këngën “Një përqafim”, ndërsa të tretin e rrëmbeu Anxhela Peristeri me këngën “Një kalimtar”.

●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.