Lajmet e fundit

Tifozët shqiptarë janë zhvendosur në Marseille ku të mërkurën deti kuqezi do të vërshojë në rrugët e qytetit francez për ndeshjen e dytë të Euro 2016 mes Francës dhe Shqipërisë. I dërguari i Supersport nga qyteti i Francës jugore, Ylli Aga raporton nga Marseja për atmosferën në rrugët e qytetit, duke theksuar se tifozët e parë kanë nisur të shfaqen në Marsejë.