Lajmet e fundit
Skuadra franceze ka fituar përballjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Europës, meqë përgjatë gjithë takimit arriti ta dominojë kundërshtarin

Marseille ka mposhtur Salzburg me rezultat 2:0, në përballjen e parë gjysmëfinale të këtij edicioni në Ligën e Europës.
Florian Thauvin hapi llogarinë në minutën e 15-të të takimit, për t'i dhënë vendasve avantazhin.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e takimit, ndërsa njëzet minuta pas fillimit të së dytës Clinton Njie dyfishoi epërsinë e francezëve.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Austri.