Lajmet e fundit
Ish mesfushori i Real Madridit dhe ish trajneri i Sevillas do të pasojë argjenitasin që dha dorëheqje pas disfatës së parë në Ligue 1.

Michel është emëruar në postin e trajnerit të Marseille.
Spanjolli kaloi në Stade Velodrome si zëvendësim për Marcelo Bielsan që dha dorëheqje nga posti pasi u mposht nga Caen në ndeshjen e parë të klubit për sezonin e ri.
Ish reprezentuesi spanjoll që ka fituar gjashtë La Liga si lojtar i Real Madridit ka treguar sukses në zejen e trajnerit pasi fitoi dy herë Superligën Greke me Olympiakosin.
Ndeshjen e parë në krye të pankinës së Marseille, Bielsa do ta ketë ndaj Troyes të dielën.