Lajmet e fundit

Katër persona të tjerë në SHBA, kanë ndërruar jetë pas shpërthimit të bakteries Escherichia Coli, e cila po raportohet se tani po shkaktohet nga gjethet e gjelbra të marrules.
Kështu kanë raportuar mediat amerikane duke potencuar se kjo shifër çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve në pesë, njofton Klan Kosova.
Po ashtu qendrat amerikane të kontrollit të shëndetit, theksojnë se njëzet e pesë persona kanë marrë sëmundje që nga azhurnimi i fundit nga agjencia më 16 maj, me 197 pacientë nga 35 shtete të prekura tani.
Pacientët shtesë që vdiqën ishin nga Arkansasi, Kalifornia, Minesota dhe Nju Jorku dhe disa nuk raportuan të hanin sallatë, por arritën në kontakt me ata që e përgatisnin atë.
Shumica e rasteve të reja përfshijnë njerëz që u sëmurën dy ose tre javë më parë, kur marrulja e cila shërben për përgatitjen e sallatës së gjelbër, e njollosur ishte në dispozicion për shitje, njofton Klan Kosova.