Tre autobusë urbanë të linjës së ''ish-uzinës së autotraktorëve'' u përfshinë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Shkozës.
Në momentin e ngjarjes, autobusët ishin të parkuar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme, pasi ata janë shkrumbuar pothuajse plotësisht, transmeton klankosova.tv..
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, duke mos përjashtuar mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme.
Sipas A2CNN, zjarri fillimisht ka shpërthyer te njëri prej autobusëve dhe më pas është përhapur te dy të tjerët që ndodheshin pranë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.