8 herë kampioni i botës Marc Marquez nuk do të jetë i gatshëm të marr pjesë në fundjavë në garën për shpërblimin e madh të Spanjës.
4 javë pas operacionit ai i ka kryer kontrollet mjekësore megjithëse ka progres shërimi i lëndimit kërkon më shumë kohë dhe i është propozuar që të vazhdoj me rikuperim përcjell klankosova.tv.
Marquez do të mundohet të jetë i gatshëm për garën e Francës që zhvillohet nga 12 deri më 14 maj.
Spanjolli theksoi se ai dhe stafi mjekësor erdhën në përfundim që ashti nuk është shëruar plotësisht dhe pjesëmarrja në Spanjë ishte e rrezikshme.
Si pasojë ekipi i Hondas ka vendosur që ta sjell Iker Lecuonan si zëvendësues të Marquezit në Spanjë.
Lecuona aktualisht garon në World Super Bike.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.