Lajmet e fundit
Sipas Marquez, që ishte një nga njerëzit kryesorë në kalimin e Casillas në Porto, spanjolli ishte detyruar të largohej nga Santiago Bernabeu.

Santos Marquez, një nga njerëzit qëndrorë në transferimin e Iker Casillas tek Porto, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.
Duke folur për Marca, Marquez siguroi të gjithë se Casillas nuk u largua me dëshirën e tij nga Los Blancos, por ishte detyruar ta bënte këtë gjë.
“Casillas kurrë nuk ka dashur të kërcejë nga anija e Real Madridit; ai u shty”.
“Gjashtë vite më parë, kur Raul dhe Guti ishin aty, ai gati u dënua. Tani ata e bënë këtë gjë”.
“Unë kurrë nuk e kam dëgjuar Benitezin të thotë nëse e do apo jo Casillasin”.
Marquez poashtu akuzoi Real Madridin për mosdashje që të paguajë taksat, duke bërë që kalimi të anulohet nëse ajo gjë kërkohej nga Casillas.
“Gjithçka u bë me qëllimin që skuadra të largohej, në mënyrë që ata të mos mund të përshëndeteshin me Casillasin”.