Skuadra italiane AC Milan është duke monitoruar lëvizjet e mesfushorit belg, Marouane Fellaini.
Trajneri Gennaro Gattuso është në kërkim të një mesfushori dhe Marouane Fellaini është identifikuar si një objektiv i mundshëm, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Që nga largimi i menaxherit Jose Mourinho nga Manchester United, Marouane Fellaini ka pasur shumë pak paraqitje gjatë ndeshjeve.
Prandaj edhe është duke e konsideruar largimin nga ky klub.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.