Lajmet e fundit

Beppe Marotta vë pikat mbi i për sa i përket temave të nxehta te Juventus, duke filluar nga ajo e trajnerit.
Zërat që e japin Allegrin shumë pranë stolit te Chelseat për sezonin e ardhshëm janë bërë gjithnjë e më të fortë me Drejtorin e Përgjithshëm të klubit bardhezi që shpjegon.
“Fakti që emri i tij vihet përkrah klubeve angleze dëshmon në favor të cilësive të tij. Juventusi përfaqëson një nga klubet më të mëdhenj në rang global, nuk është e lehtë të gjesh një më të rëndësishëm dhe largimi ndodh kur mendon se një cikël po përfundon por nuk mendoj se është ky rasti i Allegrit. Është në vitin e dytë me ne dhe besoj se mund të interpretoj dhe vullnetin e tij që e ka shpjeguar në konferencat e fundit të shtypit”.
Por nuk është vetëm Allegri. Edhe Paulo Dybala dhe Paul Pogba janë në qendët të zërave të merkatos me klubet e mëdha të Europës që janë vënë në radhë të parë për t’ia rrëmbyer Juventusit.
“Dybala ishte një zgjedhje e menduar mirë, ishte e rrezikshme por e dinim që zgjodhëm një talent të rëndësishëm që kishte moshën në krahun e tij dhe mund të përfaqësonte të ardhmen e skuadrës . Ambientimi nuk është dicka e lehtë por ai e bëri në mënyrën më të mirë kalimin nga Palermo te Juventus duke nxjerrë në pah vlerat e tij. Gjithsesi mund të tregojë se është akoma dhe më i zoti. Është një futbollist që bën pjesë ndër lojtarët më të mirë dhe as që e cojmë nëpër mend ta shesim. Mund tja lejojmë vetes të refuzojmë ofertat dhe e kemi bërë dicka të tillë.
Diskutimi është i ngjashëm edhe për Paul Pogba
“Është një futboll i shkelqyer që mund t’i japë ende shumë Juventusit. E mbajmë fort, Juventusi do të vazhdojë të fitojë në Itali dhe për t’ia arritur kësaj duhet një skuadër me kualitet”.
Nuk mund të mungonte në fund edhe një koment në lidhje me përballjen me Bajernin e Mynihut në 1/8 e Champions League.
“Bajerni është kundërshtari i parë superior në letër me të cilin përballemi këtë sezon. Luajmë kundër kampionëve të Gjermanisë në një moment të vecantë të sezonit. Vijmë pas një serie fitoresh që na ka cuar në krye por që edhe ka kushtuar shumë për sa i përket shpenzimit të energjive fisike dhe mendore. Bajerni nuk i ka patur klëto lodhje, pasi Bundesliga është një kampionat shumë më i lehtë se Seria A”. /supersport.al