Lajmet e fundit
Carlos Tevez duket se ka vendosur që karrierën ta përfundoj aty ku mori njohjen, tek skuadra argjentinase Boca Juniors.

Drejtori ekzektuiv i Juventus, Marco Marotta e ka pranuar që ka gjasa të mëdha që Carlos Tevez të kthehet tek Boca Juniors këtë verë, pavarësisht se ka një vit të mbetur në kontartën e tij me Juventus.
“Lojtarët janë njerëz dhe ai ka shprehur dëshirën për të përmbyllur karrierën e tij në Argjenitinë”.
Tevez ka qenë golshënuesi më i mirë i Juventus dy sezonet e fundit, qëkur u bashkua me ‘bianconerët’ nga Manchester City. Megjithatë, gjatë gjithë kësaj kohe ai ka shprehur dëshirën për të përfunduar karrierën tek Boca.
Për më shumë, vet presidenti i klubit ka udhëtuar në Kili për tu marrë vesh me futbollistin për kthimin e tij në Argjentinë.