Lajmet e fundit
Bianconer-ët kanë sqaruar se nuk kishin mundësi për të realizuar transferin, ndërsa kanë konfirmuar se në të njejtën kohë kanë tentuar të nënshkruajnë me Marek Hamsikun.

Beppe Marotta ka treguar se Juventusi u largua nga negociatat për të transferuar Julian Draxlerin për shkak se ato ishin shumë të vështira.
Pas dështimit Juventus nënshkroi me Hernanesin nga Interi, që nga shumë cilësohet si akt dëshpërimi, por Marotta insiston se ata nuk kishin tjetër mundësi.
“Ne u larguam nga bisedimet më 19 gusht”.
“Ishte e vështirë të arrinim akord me Schalken pasi s’dinim me këtë të bisedonim”.
“Prandaj na u desh të largoheshim nga negociatat”.
“Për më shumë ata kërkuan shumë para për të. Me gjasë ai s’deshi që të vinte tek ne”.